Konfirmohet romanca? Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj kapen “mat” në aeroport

Konfirmohet romanca mes Jonida Maliqi dhe Alesio Aliaj. Pas javësh aludimesh në mediat rozë, dyshja janë fotografuar për herë të parë bashkë në aeroport, duke i dhënë fund dyshimeve për raportin e tyre.
Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit i tregojnë Jonidën dhe Alesion pranë njëri-tjetrit në një ambient publik, pa u përpjekur të shmangin vëmendjen. Deri më tani, gjithçka kishte mbetur në kuadrin e thashethemeve, sidomos gjatë kohës kur këngëtarja ishte pjesë e spektaklit Ferma VIP.
Dyshimet për marrëdhënien e tyre nisën që brenda shtëpisë së “Ferma VIP”, kur gjatë transmetimit të një kënge të Jonidës, Alesio u shfaq mjaft i emocionuar. “Oh, kënga që i kam bërë unë Jonidës. Jam dhe në klip”, u shpreh ai, ndërsa më pas shtoi në mënyrë enigmatike: “Nuk e di. S’e di as vetë”, kur u pyet pse e pëlqente kaq shumë këngëtaren.
I ftuar më vonë në emisionin Goca dhe Gra, Alesio u përpoq ta mbante raportin në plan profesional, duke theksuar se Jonida është pjesë e kompanisë së tij. Megjithatë, deklarata e tij “Çdo gjë tjetër ngelet histori” ndezi edhe më shumë aludimet.
Tashmë, me daljen e tyre publike së bashku, duket se çifti nuk po mundohet më ta fshehë raportin, edhe pse ende nuk kanë bërë një konfirmim zyrtar.



