Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk do të kalojë nëpër Hormuz

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka paralajmëruar se ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur për sa kohë të vazhdojë “agresioni amerikan” në rajon.
Në një deklaratë, IRGC thotë se dy anije që u përpoqën të kalonin ngushticën dhe u goditën pas shpërthimesh. Nuk është e qartë nëse anijet u goditën drejtpërdrejt nga forcat iraniane apo nga mina detare të vendosura nga Gardë Revolucionare.
Deklarata përfundon me një paralajmërim të ashpër. “Për sa kohë të vazhdojë agresioni amerikan në rajon, ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur. Asnjë pikë nafte, asnjë pikë gaz, asnjë paketë pleh kimik nuk do të eksportohet nga ky ngushticë”.
Irani deklaron se është i vendosur të ushtrojë kontroll të plotë mbi ngushticën e Hormuzit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë kthimin e situatës në gjendjen para luftës.
Të dyja palët nuk tregojnë fleksibilitet, duke e bërë hendekun midis Teheranit dhe Uashingtonit pengesën kryesore për çdo përpjekje diplomatike.


