Publikohen emaile-t! Epstein i kërkoi stafit të instalonte kamera në banesën e tij në Florida (FOTO)

Të tjera detaje dalin në dritë lidhur me skandalin seksual të Jeffrey Epstein.
Pas publikimit të miliona dokumenteve nga dosja, në mediat ndërkombëtare kanë dalë disa video që tregojnë se Epstein i ka kërkuar stafit të tij të instalojë kamera fshehtas në banesën e tij në Florida.

Skynews, ka ndarë një shkëmbim email-esh nga viti 2024 që tregon se Epstein i kërkon stafit të instalojë kamera, në shtëpinë e tij në Palm Beach, Florida. Sipas raportimeve ai planifikonte që t’i fshihte në kuti.

Në një email më 5 shkurt 2014, Epstein i udhëzoi bashkëpunëtorit: “Le të marrim tre kamera të fshehta me detektim lëvizjeje, ato të regjistrojnë, faleminderit.”
Pesë orë më vonë ai mori një përgjigje: “Jeffrey, unë tashmë e kam blerë kamerën me sensor lëvizjeje nga Spy Store në Fort Lauderdale dje, i kam karikuar mbrëmë dhe po mendoj se si t’i përdorim tani… Po i instaloj në kutitë Kleenex tani.”
Shumë prej tyre duket se janë filmuar në zyrën e Epstein në shtëpinë e tij në Florida.


