SHBA hedh poshtë raportimet se ka sulmuar fushat e gazit në Iran

Bota

SHBA hedh poshtë raportimet se ka sulmuar fushat e gazit në Iran

Një zyrtar amerikan mohoi se SHBA sulmoi fushat e gazit në Iran, duke thënë se sulmi u krye nga Izraeli.

Mediat shtetërore iraniane, më herët gjatë ditës, kishin thënë se SHBA-të dhe Izraeli sulmuan pjesë të objekteve të saj të prodhimit të naftës dhe gazit natyror, përfshirë Parsin Jugor, fushën më të madhe të gazit natyror në botë.

Një burim izraelit i tha CNN më herët sot se Izraeli kishte sulmuar objektin Asaluyeh në Iranin jugperëndimor. Një zyrtar tjetër izraelit tha se sulmi izraelit ndaj objektit South Pars të Iranit ishte kryer në koordinim me Shtetet e Bashkuara./Tema

ME TE LEXUARAT