SHBA/ Trafik kokaine me vlerë 100 milionë dollarë, dënohet me 25 vite burg shqiptari (EMRI)

Një shqiptar që jeton në Michigan është dënua me 25 vjet burg në një rast trafiku ndërkombëtar kokaine prej 100 milionë dollarësh. Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua të martën në gjykatën federale në Detroit, për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.
Sipas mediave amerikane, kokaina me vlerë mbi 100 milionë dollarë u sekuestrua pas hetimit të një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën.
Agjencitë e përfshira në hetim përfshinin Administratën Kundër Drogës, Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme-Hetimet Penale dhe Departamentin e Policisë së Farmington Hills (Michigan).
Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Michiganin, tha prokurori i distriktit.
Si rezultat i hetimit, tha prokurori i distriktit, oficerët e zbatimit të ligjit sekuestruan mbi 4,300 kilogramë kokainë gjatë viteve 2019 dhe 2020, të cilat ishin ngarkuar në pesë anije të ndryshme kontejnerësh me destinacion porte ndërkombëtare./Shqiptarja


