Deklaratat e Trump ndikojnë pozitivisht në tregje, çmimi i naftës bie nën 100 dollarë

Bota

Deklaratat e Trump ndikojnë pozitivisht në tregje, çmimi i

Deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se lufta ndaj Iranit do përfundonte brenda dy javëve, kanë dhënë efektin pozitiv edhe në tregjet ndërkombëtare të karburanteve.

Çmimet e kontratave të ardhshme të naftës ranë me 5% të mërkurën (1 prill).

Fillimisht, ato ruajtën një trajektore rritëse, teksa shkuan edhe 116 dollarë për fuçi nafte, ndërsa tregtarët vlerësuan sinjalin e ri të Trump se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti.

Kjo, edhe pse Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur dhe më shumë trupa amerikane po mbërrijnë në rajon.

Aktualisht kontratat e ardhshme të naftës ‘Brent’ ranë nën 100 dollarë për fuçi për herë të parë brenda një jave.

Aktualisht është në 99.34 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i papërpunuar amerikan, me një rënie prej më shumë se 4%, po tregtohet pak mbi 97 dollarë./Shqip

ME TE LEXUARAT