Shkroi me bojë fraza raciste mbi statujën e Churchillit jashtë parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi statuja e Ëinston Churchill jashtë Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar pasi shkroi me spraj mbi të.
Në këto mesazhe ai e quante ish-kryeministrin një “kriminel lufte sionist”. Policia Metropolitane tha se 38-vjeçari u arrestua nën dyshimin për mesazhe raciste.
Po ashtu ai shkroi dhe fraza si “ndaloni gjenocidin” dhe “lironi Palestinën”.
Dhjetorin e kaluar, policia e Metropolit dhe ajo e Mançesterit të Madh njoftuan se kushdo që brohoriste sloganin “globalizoni intifadën” do të përballej me arrestim.
Statuja e ish-kryeministrit është vandalizuar disa herë në të kaluarën, përfshirë gjatë protestave. Monumenti 3.6 metra i lartë, i krijuar nga Ivor Roberts-Jones, u përurua në vitin 1973 nga gruaja e ish-kryeministrit, Clementine Churchill.


