Shmanget tragjedia në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

Një tragjedi është shmangur në Nova Siri Scalo, Itali, ku një burrë me origjinë shqiptare sulmoi dhe qëlloi me thikë gruan e tij përpara shkollës ku ndodheshin fëmijët e tyre adoleshentë. Siç raportojnë mediat italiane, autori goditi fillimisht gruan në qafë, por fatmirësisht, plaga ishte vetëm e lehtë dhe ajo u përpoq të mbrohej me duar.
44-vjeçari tani mund të përballet me akuza për tentativë vrasjeje. Pas sulmit, gruaja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore nga dëshmitarët që ndodheshin të pranishëm. Ajo pësoi plagë të thikës në duar dhe krahë dhe u shtrua në spitalin “Giovanni Paolo II” në Policoro, por pas disa ajo doli nga spitali.
Sulmuesi, i cili kishte udhëtuar nga Prato për të takuar gruan, u largua pas ngjarjes, por tentativa e tij zgjati vetëm disa orë. Hetuesit pohojnë se burri kishte pritur që gruaja të linte fëmijën në shkollë, më pas e sulmoi fillimisht me fjalë dhe më pas me thikë. Për fat të mirë, ngjarja ndodhi pa praninë e fëmijës ose të nxënësve të tjerë të shkollës. Burri u ndalua nga forcat e rendit, ku është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe motivin e sulmit. Nga dëshmia e autorit dhe hetimet paraprake, rezulton se sulmi kishte si bazë konflikte të mëparshme familjare./Shqip


