Takimi LIVE në Shtëpinë e Bardhë, udhëheqësit evropianë bëjnë ‘foto familjare’! Trump: Paqja mund të jetë afër
Trump sapo pozoi për një “foto familjare” me udhëheqësit evropianë. Bashkë me të janë Zelensky, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Liderët europianë në Shtëpinë e Bardhë ndoqën nga ekranet bisedën mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt në Zyrën Ovale, ndërsa prisnin në një sallë aty pranë për t’u takuar me dy presidentët. Lajmi raportohet nga gazetarët e pranishëm.
Presidenti amerikan Donald Trump tha në takimin me liderët e BE, se pati një takim të mirë me Zelenskyn dhe po punohet për një marrëveshje paqeje.'Do të kemi një takim 3 palësh sa më shpejt dhe do të arrijmë një vendim që mund të merret nga zelensky dhe nga populli ukrainas. Ne arritëm që të kishim një takim të miirë unë do të lë një takim me Putin dhe do të doja që të isha edhe unë aty në atë takim.
Ne duam që të shpëtojmë shumë jetë njerzish dhe po punojmë për një marrveshje paqeje afatëgjatë. Nuk kemi pasur një armëpushim deri tani, por dua që ta shoh një marrveshje paqeje që mund të arrihet në ta ardhmen e afërt.
Hapi tjetër është takimi trepalësh, sot do të flasim gjerë e gjatë dhe jam i lumtur që ju kam sot këtu. Ne do ta bëjmë Ukrainën shumë të sigurt. Duhet të diskutojmë shkëmbimin e mundshëm të territoreve, vijat e betejës dhe të negociojmë pozicionet. Do të përpiqemi të zhvillojmë një takim trepalësh me Putinin sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendoj se në fund të fundit do të gjejmë një zgjidhje', tha ai.