Tensionet SHBA- Iran, aeroplanmbajtësja më e përparuar amerikane mbërrin në ujërat e Lindjes së Mesme

Bota

Tensionet SHBA- Iran, aeroplanmbajtësja më e përparuar amerikane

Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, po dërgohet nga SHBA-të në Lindjen e Mesme.

Sipas CBS, Ford, e cila është aeroplanmbajtësja më e përparuar në Marinën Amerikane, u nis nga Karaibet në një mision për të lundruar drejt Lindjes së Mesme, ku ndodhet tashmë USS Abraham Lincoln.

USS Ford ka qenë në Karaibe që nga nëntori i kaluar, si pjesë e operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë me sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë.

Lëvizja e aeroplanmbajtëses së dytë vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump po i bën presion Iranit që të arrijë një marrëveshje duke kërcënuar me veprime ushtarake nëse nuk pranon të kufizojë programin e tij bërthamor.

Trump ka paralajmëruar vazhdimisht në javët e fundit se një “armadë e madhe” është në rrugën e saj drejt Iranit, ndërsa në një intervistë me NBC News javën e kaluar ai tha se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i shqetësuar”.

 

 

ME TE LEXUARAT