TRONDITËSE/ Dy vëllezërit marrin peng dhe torturojnë për vdekje nënën e moshuar! Pasi ndërroi jetë, e groposën…

Dy vëllezër akuzohen se e kanë mbajtur nënën 70-vjeçare rob dhe e kanë fshehur vdekjen me bashkëpunimin e partneres së njërit prej tyre, e më pas trupin e kanë groposur në pyll. Ngjarja ka ndodhur në Saint-Michel-sur-Mer, në Francën lindore.
Hetimi për zhdukjen e gruas filloi pas një ankese nga kryetari i bashkisë, i cili u shqetësua sepse nuk e kishte parë Liliane Quanselin për të paktën tre vjet. Dy fëmijët e gruas fatkeqe, si dhe partnerja e më të madhit, dhanë shpjegime kontradiktore dhe të pabesueshme për zhdukjen e saj, sipas prokurorit Frédéric Naon. Të tre u morën në paraburgim.
Më i riu, 39 vjeç, refuzon të bashkëpunojë me autoritetet, por më i madhi, 45 vjeç, dhe partnerja e tij 40-vjeçare pranuan se Lilian Quanselen ishte mbyllur në dhomën e saj në shtëpinë e djalit të vogël për muaj të tërë, pa asnjë kujdes mjekësor dhe me pak ushqim.
Dy vëllezërit e monitoronin vazhdimisht atë me një kamerë të lidhur me telefonat e tyre celularë.
Më i madhi pretendon se vëllai i tij e dhunoi disa herë dhe se shëndeti i saj u përkeqësua për shkak të mosushqyerjes, deri sa pesha e saj arriti në 30 kilogramë. Ngjarjet u zhvilluan nga tetori i vitit 2022 deri në fund të janarit 2023. Në atë kohë viktima ishte afërsisht 70 vjeç.
Të dy burrat e fshehën trupin në garazh dhe më pas e varrosën në një pyll. Por ata vazhduan të përdornin llogaritë e saj bankare dhe e bënë të dukej sikur ishte gjallë. Ata gjithashtu morën disa kredi në emër të saj.
Vëllezërit, të cilët shkuan deri aty sa deklaruan deri në janar të këtij viti se nëna e tyre ishte gjallë dhe se ata “kaluan Krishtlindjet me të”, akuzohen për torturë që rezultoi në vdekjen e një personi, mashtrim dhe vepra të tjera penale./Shqip


