Trump i sëmurë? Rrjeti "zien" nga thashethemet për shëndetin e presidentit amerikan, DETAJET e kapura në foto...

Bota

Trump i sëmurë? Rrjeti "zien" nga thashethemet për

Në SHBA kanë shpërthyer spekulimet për shëndetin e presidentit Donald Trump, pasi ai është parë sërish me mavijosje të dukshme në duar dhe me ecje të rënduar. Pamjet e fundit nga takimi në Zyrën Ovale me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, treguan një njollë të madhe blu në dorën e 79-vjeçarit, ndërsa më herët ai ishte fotografuar duke zvarritur këmbën dhe me kyçe të fryra.

Në rrjete sociale, komentuesit kanë hedhur teori të shumta, duke përmendur që nga kanceri i lëkurës deri te sëmundje të tjera serioze, madje disa kanë spekuluar se presidenti mund të ketë “vetëm disa muaj jetë” pretendime që nuk shoqërohen me prova.

Shtëpia e Bardhë është përpjekur të shuajë thashethemet, duke sqaruar më 7 gusht se Trump është diagnostikuar me “pamjaftueshmëri kronike venoze”, një gjendje e zakonshme tek personat mbi 70 vjeç. Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, tha se mavijosjet lidhen me shtrëngimin e shpeshtë të duarve dhe përdorimin e aspirinës, duke mohuar çdo diagnozë më të rëndë.

“Presidenti mbetet në shëndet të shkëlqyer”, deklaroi Leavitt, duke bërë të ditur se Trump i është nënshtruar një kontrolli gjithëpërfshirës me ekzaminime vaskulare. Sipas saj, nuk ka shenja të trombozës apo sëmundjeve të tjera të rrezikshme.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar dyshimet, sidomos pas pamjeve të marsit ku Trump shihej duke e zvarritur këmbën në një fushë golfi. Ekspertë sportivë sugjeruan se mund të ishte një problem në gju, ndërsa të tjerë ngritën hipoteza për sëmundje më serioze neurologjike si skleroza e shumëfishtë ose ALS.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT