U filmuan nga SPAK duke marrë para për ndërtimet pa leje, EMRAT e dy punojnësve të IMT të arrestuar, dy në kërkim

Aktualitet

U filmuan nga SPAK duke marrë para për ndërtimet pa leje, EMRAT e

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka ndërmarrë një operacion për goditjen e korrupsionit në radhët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Dy persona janë arrestuar, inspektorët Gërald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim (shtetasit Klajdi Zhilla dhe një tjetër person).

Mësohet po ashtu se Zhilla është shoferi i Drejtorit të drejtorisë në IMT, Ersid Hasanllari.

Inspektorët e  IMT akuzohen se kanë marrë para nga një subjekt për tenderat.

Arrestimi i tyre është bërë në një lokal në Kombinat.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se momenti i marrjes së parave është kapur nga kamerat e sigurisë.

Te akuzuarit jane arrestuar ne nje lokal te njohur ne zonen e Kombinatit ne Tirane.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mbërritur më herët në polici, ku raportohej se punonjësit e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme, në këmbim të mosveprimit ndaj shkeljeve.

 

ME TE LEXUARAT