Trump 'shpërthen' ndaj NATO-s/ SHBA konfirmon: Libani nuk është pjesë e marrëveshjes

Shtëpia e Bardhë ka dhënë më shumë detaje për marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Iranin, duke sqaruar se Libani nuk është pjesë e saj.
Zëdhënësja Karoline Leavitt bëri të ditur se ky qëndrim u është bërë i qartë të gjitha palëve të përfshira.
Ajo shtoi se çështja e përfshirjes së Libanit mund të diskutohet më tej, por aktualisht nuk është pjesë e marrëveshjes.
Në këtë kontekst, u përmend edhe qëndrimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, sipas të cilit Izraeli ka ende objektiva për të arritur.
Në një zhvillim tjetër, Leavitt përcolli edhe një mesazh nga Donald Trump, i cili ka kritikuar NATO për mënyrën se si ka vepruar kohët e fundit.
Sipas tij, aleanca nuk ka mbështetur si duhet SHBA-në, pavarësisht rolit të madh që ka pasur në financimin e saj.
Në vijim, pritet një takim në Uashington mes Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku do të diskutohet për marrëdhëniet brenda aleancës dhe situatën e sigurisë.


