Nju Jork / U rrëzua brenda një pusete të hapur, humb jetën shqiptarja 56-vjeçare nga uji i valuar (EMRI)

Bota

Nju Jork / U rrëzua brenda një pusete të hapur, humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Jork, ku një grua me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi ra në një pusetë të hapur në Manhattan.

Viktima është Donike Gocaj, 56 vjeçe, e cila jetonte në Westchester County. Ajo kishte parkuar automjetin pranë një zone në Midtown Manhattan dhe, pak çaste pasi kishte zbritur, ka rënë në një pusetë që dyshohet se ishte e hapur dhe e mbushur me avull dhe ujë të nxehtë.

Sipas autoriteteve amerikane, dëmtimet kanë qenë të rënda dhe fatale, të shkaktuara nga djegiet dhe thithja e avullit me temperaturë të lartë.

Në vendngjarje kanë dëshmuar kalimtarë, të cilët kanë tentuar ta ndihmojnë, por pa mundur ta nxjerrin në kohë. Dyshohet se kapaku i pusetës është zhvendosur pak minuta para ngjarjes nga kalimi i një mjeti të rëndë.

Autoritetet në Nju Jork kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit. Sipas familjarëve dhe të njohurve, ajo ishte një nënë dhe gjyshe që po shkonte në punë në momentin kur ndodhi tragjedia.

ME TE LEXUARAT