Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite burg adoleshenti

Bota

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, dënohet me 17 vite

Një 16-vjeçar në Itali, është dënuar ditën e sotme me 17 vite burg për vdekjen e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila,  e cila ra nga ballkoni i banesës së saj nga kati i shtatë, ngjarje kjo e 25 tetorit 2024 në Piacenza.


Sipas medias italiane Ansa, seanca gjyqësore u zhvillua në Gjykatën e të Miturve në Bolonja, ku gjyqtari vendosi për dënimin me 17 vite heqje lirie, pasi prokurori i çështjes kishte kërkuar 20 vite dhe 8 muaj burg.

Viktima dhe 16-vjeçari kanë qenë të lidhur, e sipas raportimeve të mëparshme, ka qenë 13 vajza e cila i ka dhënë fund marrëdhënies për shkak të problemeve që kanë pasur.

Prindërit e viktimës 13 vjeçare, janë shprehur se drejtësia është vëndosur në vend, por do të ishte më mirë sipas tyre që 16 vjeçari të dënohej me 20 vite burg, e jo 17.

“Jam e kënaqur me dënimin prej 17 vitesh burg, edhe pse 20 do të ishin më mirë. Të paktën, drejtësia është vënë në vend. Gjithmonë kam besuar tek drejtësia, e kam thënë këtë që nga fillimi”, u shpreh nëna e 13-vjeçares së ndjerë.

Familjarët e viktimës, kanë shprehur se ajo nuk kishte shfaqur asnjë shenjë depresioni, por e ëma e 13-vjeçares kishte kryer disa ditë para ngjarjes tragjike një denoncim për adoleshentin, pasi e shqetësonte të mituren.

Sakaq, 16-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke u shprehur se vajza është hedhur vetë nga ballkoni. Ka qenë ai i cili ka kërkuar ndihmë te fqinjët në momentin e parë dhe kishte telefonuar policinë.

ME TE LEXUARAT