Zelensky refuzon kategorikisht t’i dorëzojë Rusisë kontrollin e Donbasit

Bota

Zelensky refuzon kategorikisht t’i dorëzojë Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar kategorikisht kërkesën e Moskës për t’i dorëzuar Rusisë rajonin lindor të Donbasit, disa orë pas takimit Trump-Putin në Alaska.

Reuters raporton se gjatë bisedave telefonike me homologun amerikan dhe udhëheqësit evropianë, Zelensky theksoi se Ukraina nuk ka ndërmend të lëshojë kontrollin e rajonit. Javën e kaluar, ai gjithashtu refuzoi t’ia dorëzonte Donbasin Rusisë në këmbim të një armëpushimi, duke argumentuar se çdo tërheqje do të hapte rrugë për një ofensivë të re ruse.

Zelensky refuzon kategorikisht t’i dorëzojë Rusisë

Sipas BBC, Vladimir Putin ka ofruar të ndalojë ofensivën dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Zelensky dorëzon Donbasin. Media të ndryshme raportojnë se Putini ka kërkuar tërheqjen edhe të pjesëve të tjera të rajonit, duke përfshirë Donetskun dhe Luhanskun.

Rëndësia e Donbasit
Rajoni është burim përplasjesh territoriale mes Ukrainës dhe Rusisë që prej vitit 2014. Donbasi është kryesisht rusishtfolës dhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, forcat pro-ruse kanë kontrolluar më shumë se një të tretën e lindjes së Ukrainës. Para nisjes së luftës, Putin njohu Luhanskun dhe Donetskun si të pavarura nga Ukraina.

Ekspertët paralajmërojnë se çdo dorëzim i rajonit do të nënkuptonte humbje të madhe strategjike për Ukrainën, përfshirë pjesë të Zaporizhias dhe Khersonit, që aktualisht ndodhen nën pushtimin rus.

ME TE LEXUARAT