Zjarr masiv në fabrikën e makinave në Korenë e Jugut, 53 të plagosur, 14 të zhdukur (VIDEO)

Bota

Zjarr masiv në fabrikën e makinave në Korenë e Jugut, 53

Një zjarr masiv shpërtheu në një fabrikë makinash në Korenë e Jugut, duke lënë 53 persona të plagosur dhe 14 të zhdukur.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës të së premtes (me orën lokale) në një fabrikë që ndodhet në rajonin e Daejeonit, rreth 140 km në juglindje të Seulit.

Nga të plagosurit, 24 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 29 janë jashtë rrezikut për jetën. Disa prej tyre kanë pësuar helmim nga tymi, ndërsa të tjerë janë lënduar duke u hedhur nga lartësia për t’i shpëtuar flakëve. Në momentin e shpërthimit të zjarrit, në fabrikë ndodheshin rreth 170 punëtorë.

Presidenti i Koresë së Jugut ka urdhëruar mobilizim të përgjithshëm të shërbimeve zjarrfikëse. Në operacion janë përfshirë rreth 90 automjete dhe 200 zjarrfikës, ndërsa helikopterët po hedhin ujë për të vënë nën kontroll flakët.

Ekziston frika se numri i të plagosurve mund të rritet, ndërsa ekziston frika për viktima, pasi ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mundur të hyjnë në ndërtesë për shkak të rrezikut të shembjes. Gjithashtu, raportohet se në zonën e përfshirë nga zjarri ndodhen rreth 200 kilogramë squfur, çka rrit rrezikun për shpërthime të tjera.

ME TE LEXUARAT