2 vite burgim me kusht dhe.../ Gjykata merr vendimin për Gjestin
Lajmifundit
/
7 Shtator 2026, 16:24
Kosovë&Rajon

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar këngëtarin Gjesti me dy vjet burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.
Gjatë seancës gjyqësore, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Kjo kërkesë fillimisht është kundërshtuar nga pala e dëmtuar, ndërsa më pas marrëveshja është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.


