Aksident tragjik në Kosovë, motoçiklisti humb jetën pas përplasjes me kamionin
Lajmifundit
/
27 Korrik 2026, 19:07
Kosovë&Rajon

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në qytetein e Pejes, Kosovë, ku një motoçiklist ka humbur jetën pas një përplasjeje fatale me një kamion.
Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 12:17.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ekipet e ambulancës, por fatkeqësisht mjeku kujdestar mundi vetëm të konstatonte vdekjen e viktimës.


