Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Lajmifundit
/
6 Mars 2026, 19:17
Kosovë&Rajon

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë, pasi presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha për Radio Evropa e Lirë, se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin./Ballkan


