Greqi/ 42-vjeçari shqiptar i kërkuar me 73 vite burg përplaset me policinë, gjendet i plagosur me arsenal a*mësh

Kosovë&Rajon

Greqi/ 42-vjeçari shqiptar i kërkuar me 73 vite burg përplaset

Policia greke ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në Mikrolimano të Pireut, ku mbeti i plagosur 42-vjeçari shqiptar Alesio Xhelo, nga Fieri.

Sipas autoriteteve greke, ai është një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me rreth 73 vite burg për vepra të rënda penale. Policia thotë se ai kishte hyrë sërish në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja ndodhi gjatë një kontrolli policor, kur efektivët vunë re një person të dyshimtë dhe tentuan ta ndalonin.

Sipas versionit të policisë, ai është përpjekur të largohet me makinë dhe më pas ka drejtuar armë ndaj tyre, çka ka çuar në përdorimin e armës nga policia dhe plagosjen e tij.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia greke ka gjetur dy pistoleta, një revolver, municion të shumtë dhe një çantë me lëndë narkotike, si dhe disa granata dore.

Greqi/ 42-vjeçari shqiptar i kërkuar me 73 vite burg përplaset

Autoritetet greke e lidhin atë me një sërë veprash të rënda penale ndër vite, përfshirë vrasje, tentativë vrasjeje, grabitje dhe rrëmbim. Sipas tyre, ai ka qenë më parë i arrestuar dhe ka vuajtur dënim deri në vitin 2025, ndërsa më pas ka hyrë sërish në Greqi në mënyrë të paligjshme.

Hetimet për ngjarjen po vijojnë nga policia greke.

ME TE LEXUARAT