Imazhi që po bën xhiron e rrjetit/ Me lot në sy te zyrat e EULEX-it, efekti i Policisë preket nga protesta për UÇK-në

Kosovë&Rajon

Imazhi që po bën xhiron e rrjetit/ Me lot në sy te zyrat e
Vendimi i Hagës ka rihapur plagë të vjetra në Kosovë dhe ka sjellë një nga ditët më të dhimbshme që nga përfundimi i luftës.

Ndërsa një grup qytetarësh shfryn zemërimin duke qëlluar me gurë bazën e EULEX-it në Prishtinë, ka edhe pamje të tjera si kjo e këtij efektivi të Policisë së Kosovës, që është i detyruar të qëndrojë në detyrë për të ruajtur zyrat e EULEX që janë kthyer në objektiv sulmi pas shpalljes së vendimit të Hagës.

Përballë ka bashkëatdhetarë që ndiejnë të njëjtin zemërim dhe dhimbje.

Ndërsa kolegët e tij mbajnë me krenari flamurin kombëtar dhe atë të UÇK-së, ai shihet teksa nuk mban dot lotët duke mos fshehur dhimbjen që la pas vendimi i Hagës.

ME TE LEXUARAT