Kontroll masiv i njehsorëve elektrikë në Kosovë: MINTI dhe Inspektorati dalin në terren

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka nisur kontrolle të përbashkëta me Inspektoratin Qendror të Tregut për të verifikuar njehsorët elektrikë që shfaqin mospërputhje të matjeve të kohës.
Njehsorët e dyshuar janë tërhequr nga përdorimi dhe janë dërguar për testime në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës. Rezultatet e verifikimeve pritet të publikohen së shpejti, ndërsa qytetarët do të njoftohen për çdo gjetje.
Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit i ka bërë thirrje konsumatorëve që të dorëzojnë ankesat me të dhënat e plota të kontaktit dhe adresën e banimit në emailin [email protected], për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e kontrollit.


