Prani e substancave toksike, tërhiqet nga Kosova qumështi formulë për fëmijë i importuar nga Polonia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar për mes një postimi në “Facebook” tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1. Tërheqja nga tregu i qumështit formulë ka ardhur pasi është konstatuar prani e substancës toksike cereulide.
Këto produkte mësohet se janë importuara nga Polonia. AUV thekson se rreziku është konsideruar serioz.
“Duke qenë se niveli i rrezikut është vlerësuar si serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për tërheqjen nga tregu të produktit Aptamil, formulë ushqimore për foshnje, prodhuar nga Nutricia Zakłady Produkcyjne Sp. z o.o., Poloni, dhe i importuar në Kosovë nga UNION SH.P.K., Vushtrri”, thuhet në njoftim.
AUV njofton gjithashtu se do të vazhdojë monitorimin e tregut dhe zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim sigurimin e ushqimit të sigurt dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës.


