Publikohet video-skandali nga gjyqi i Hagës / Fjalori banal i Vojisllav Sheshelit rikthen vëmendjen tek radikali serb

Kosovë&Rajon

Publikohet video-skandali nga gjyqi i Hagës / Fjalori banal i Vojisllav

Një video nga procesi gjyqësor në Tribunalin e Hagës për ish-zyrtarin e lartë serb, Vojislav Sheshel, është publikuar së fundmi duke nxitur reagime të shumta.

Në pamjet e shpërndara nga gazetari Berat Buzhala, politikani radikal serb shfaqet përpara trupit gjykues duke përdorur një fjalor tepër banal dhe gjuhë fyerse ndaj institucionit të drejtësisë ndërkombëtare.

Publikimi i kësaj videoje vjen në një moment të nxehtë politik në Serbi, ku Sheshel pritet të marrë pjesë aktive në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 25 tetor 2026. Data e zgjedhjeve u shpall pas shpërndarjes së parlamentit nga presidenti Aleksandar Vuçiç.

Në këto zgjedhje, Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e Vuçiçit do të garojë në një koalicion të përbashkët me Partinë Radikale Serbe (SRS) të Vojislav Sheshelit. Po ashtu, pritet që kandidat për kryeministër nga ky koalicion të jetë vetë Vuçiç, i cili pritet të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të vendit.

ME TE LEXUARAT