Tensione në Prishtinë pas dënimit të krerëve të UÇK-së, protestë deri në orët e vona te EULEX-i, i vihet flaka...
Lajmifundit
/
17 Shtator 2026, 08:30
Kosovë&Rajon

Protestat kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes në Kosovë. Pasi u shpërndanë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës. Si pasojë, një pjesë e vogël e çatisë mori flakë. Në zonë u shtua prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Policia shoqëroi dy protestues. Njëri prej tyre u la i lirë, ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli.


