Dënoi me 81 vite burg udhëheqësit e UÇK-së, profili, ja kush është i gjyqtarit amerikan Charles L. Smith III?

Kosovë&Rajon

Dënoi me 81 vite burg udhëheqësit e UÇK-së, profili,

HAGË — Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke lexuar aktgjykimin me 81 vjet burgim të shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Nënkryetar i kësaj gjykate që nga prilli i vitit 2020 dhe gjyqtar i emëruar që prej vitit 2017, Smith ka një përvojë të gjatë në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe atë ndërkombëtar:

Përvoja në Kosovë: Nga viti 2010 deri më 2013 shërbeu si gjyqtar i misionit EULEX, duke qenë anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës (2011–2013) si dhe kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it. Po ashtu, ai ka kryesuar trupin gjykues edhe në çështjen ndaj ish-drejtuesve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Karriera në SHBA: Në vitin 1990 u emërua gjyqtar në Distriktin e Katërt Gjyqësor të shtetit Iowa, ku shërbeu si kryegjyqtar nga viti 1996 deri më 2010, përfshirë anëtarësimin në Këshillin Gjyqësor të Iowas.

Formimi dhe fillimet: I diplomuar me gradën “Juris Doctor” në Universitetin Creighton në vitin 1970, Smith ushtroi profesionin e avokatit privat gjatë viteve 1970–1989 në çështje civile, penale e tregtare, ndërsa nga viti 2014 ka vepruar edhe si ndërmjetësues dhe arbitër.

ME TE LEXUARAT