“Balluku do tërhiqet…”! Ish-deputeti i PS: Do ketë ndryshime në kabinetin qeverisës

Politikë

“Balluku do tërhiqet…”! Ish-deputeti i PS: Do ketë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Halit Valteri ka folur sot në emisionin “Braking” në Top News, në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe procedimin ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Valteri parashikoi se së shpejti do të ketë një riformatim brenda qeverisë, duke përfshirë dhe ndryshime në kabinetin qeverisës. Sipas Valterit, ministrja Balluku mund të japë dorëheqjen.

“Sigurisht qeveria ka probleme, por shumë shpejt do të kemi një reflektim Nuk bëhet fjalë për dorëheqje, por do ketë riformatim, ndryshime në Kabinetin e Ministrave sepse është e nevojshme dhe kjo është logjike. Kjo është analizë e imja, jam thirrur të them mendimin tim. Por ky është standardi i vendosur nga PS dhe Edi Rama. Kryeministri ka thënë se për çdo person që hetohet nga SPAK, nuk mund të përdorë PS-në si mburojë.

Rasti Veliaj është shembulli më i mirë. Veliaj duhet të zgjidhe problemet me drejtësinë dhe pastaj nëse i zgjidh, është i mirëpritur në PS. Nuk keni për ta parë kurrë Ramën të sulmojë organet e drejtësisë. Balluku mund të japë dorëheqjen, por mundet që dhe Kuvendi t’i hapë rrugë arrestimit duke i hequr mandatin dhe imunitetin.”– tha ai.

ME TE LEXUARAT