Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot

Politikë

Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD

Sali Berisha nuk hapi rrugë, megjithëse rruga për të është ecejakja SPAK, Seli, shtëpi dhe anasjellta.

Ai do jetë kryetar i Partisë Demokratike deri në 2030 në një proces ku nuk pati kandidatë rivalë.

Në kushte normale, vëmendja duhet të zhvendosej tek reagimet dhe urimet nga aleatët ndërkombëtarë të Partisë Demokratike, veçanërisht nga familja politike e European People's Party (EPP), ku PD është anëtare prej vitesh.

Ndër figurat që duhet të përcjellin mesazhe urimi ose përshëndetje janë:

Manfred Weber, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të forcave të qendrës së djathtë në Europë.

Friedrich Merz, partia motër e PD-së në Gjermani.

Kyriakos Mitsotakis, lider i partisë konservatore greke New Democracy.

Donald Tusk, një nga figurat më të njohura të qendrës së djathtë europiane.

Antonio Tajani.

Dolors Montserrat, e cila së fundmi ka drejtuar edhe delegacione të EPP-së në Shqipëri.

Megjithatë, për shkak të statusit “non grata” të Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe, si dhe debateve që kanë shoqëruar lidershipin e tij në vitet e fundit, dihet që as Lumir Abdixhiku, drejtues i LDK nuk do ta urojë./ Tema

 

ME TE LEXUARAT