Braçe kandidat për Tiranën, Berisha: Ne do t’u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer!

Më 31 mars, depupeti socialist Erion Braçe konfirmoi se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Ambicia e tij për Tiranën vjen disa muaj pasi Rama caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë së kryeqytetit, një vendim që u la pezull për shkak se Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim në rrjetet sociale deklaroi se PD do të dalë me një kandidat të përbashkët të gjithë opozitës.
Berisha: Lidhur me deklaratën e Braçes, Braçe mbahet si përfaqësues i një partie që është zhdukur pa nam e nishan. Në fakt nuk është zhukur, ka marrë trajtën e re. Në duart e Ramës tani është një parti krimi. Më mirë të mos komentoj. Partia Demokratike do t’u ofrojë qytetarëve të Tiranës dhe kur të japë diskutimet në mënyrë transaprente, kandidaturën më të shkëlqyer. Do bëjë gjithçka për një front më të gjerë me të gjithë opozitën dhe t’u ritkhejë kryeqytetin qytetarëve.
Erion Braçe vjen si kandidat me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, duke qenë deputet i saj për shumë legjislatura, e duke mbajtur më herët edhe postin e zv.kryeministrit.