Demokrati i famshëm i Korcës sfidon Edi Ramën: Të dalë me mua kokë më kokë, po s`e munda...

Politikë

Demokrati i famshëm i Korcës sfidon Edi Ramën: Të dalë

Ilir Vrenozi, mbështetësi më i famshëm i Partisë Demokratike ne Korce, ka folur sot në emisionin “Breaking” në Top News për përplasjen me kryeministrin Edi Rama pasi e ofendoi duek i thënë “shkë**atë”.

Vrenozi u shpreh se me sulmet e njëpasnjëshme nga kryeministri ndaj tij, ka marrë shumë popullaritet dhe të gjithë po reagojnë duke e mbrojtur.

Ai madje sfidoi kryeministrin, duke thënë se nëse përballet me të, do e mundë.

E quajti shkë*dhatë/ Rama i kthehet demokratit: Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së
“Mund të duket habi, por unë kam 90 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

Kam pa hapur akoma 650 mesazhe. Është ngritur diaspora në këmbë të më mbrojë mua. Nëse vazhdojnë sulmet ndaj meje, do e mund unë Edi Ramën.

Ore do mbetem në histori. Unë e kam thënë që ky i vjedh zgjedhjet dhe nuk duhet të hynin, duhet të krijohej qeveri teknike. Po vazhdoi do fundosë veten. Vrenozi është populli.

I them të dalë me mua kokë më kokë, po nuk e munda, vras veten. Do vritem tek Skënderbeu. Nëse ai më mund, do var veten atje.  Edi Rama nuk është shqiptar more, ma beso. Edi Rama nuk i do shqiptarët.”- tha Vrenozi.

ME TE LEXUARAT