“Do e qeshë e gjithë Shqipëria”/ Taulant Balla: Saliu ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit

Kuvendi është përfshirë nga debate të forta në seancën e sotme, pas rikthimit edhe të opozitës në sallë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ngritur akuza të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha, teksa deklaroi se ish-kryeministri ka firmosur masterplanin për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Sipas Ballës, ku masterplan prekte edhe zonën e mbrojtur.
“Jam duke pritur Saliun, mezi pres të vijë se kam një dokument që këtë Saliun do ta qeshë gjithë Shqipëria jo për 30, por për gjithë vitet e ardhshme. Kam një dokument që Saliu ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin që prek zonën e mbrojtur”, tha Balla.


