“Kërcënimet janë absolutisht të dënueshme”/ Berisha i del në krahë Marjana Koçekut: Thirrja ime është të gjithë në protestë

Politikë

“Kërcënimet janë absolutisht të dënueshme”/

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Sali Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH.

“Është një shtrigë e vërtetë. Nëse ka një njeri shtrigë, është ajo. Dhe i them që absolutisht do përgjigjet, do marrë çdo përgjegjësi për çdo hyrje që do bëj, se dhe ne po e monitorojmë si duhet. E larguan nga detyra për dërgimin e të dhënave në Shërbimin e Informimit të Kosovës dhe dërgimit të tyre drejt Beogradit. Vizitën e parë, sa mori detyrën e bëri në Beograd. Tani, po shkëmben eksperiencën me shërbimet e Vuciçit. Duhet të japë llogari për veprimtarinë e saj”, u shpreh Berisha.

Berisha gjithashtu u ndal edhe te deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, duke i dalë në mbrojtje, ku thotë se kërcënimet ndaj saj janë absolutisht të dënueshme.

“Kërcënimet e deputetes Koçeku absolutisht të dënueshme. Tregon edhe një herë ligjin e mafias, tregon se ai ka vetëm një ligj dhe ai është ligji i mafias. Thirrja ime është, të gjithë në protestë”, tha ndër të tjera Berisha./ Top Channel

ME TE LEXUARAT