Kryebashkiaku “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkohen 5 punonjës dhe drejtuesin

Politikë

Kryebashkiaku “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkohen 5

Pesë punonjës dhe drejtuesi i të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë janë shkarkuar nga detyra, me vendim të kryebashkiakut Vangjel Tavo.

Ende nuk dihen arsyet se përse është marrë ky vendim nga Tavo, teksa priten detaje të mëtejshme. Paraprakisht raportohet se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture, që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

ME TE LEXUARAT