Kryeministri Rama feston 61-vjetorin e lindjes në punë! Zbulohet dhurata që mori në selinë rozë

Politikë

Kryeministri Rama feston 61-vjetorin e lindjes në punë! Zbulohet

Edi Rama ka mbërritur sot në selinë e Partisë Socialiste, ku është pritur me një tufë karafilash të kuq me rastin e 61-vjetorit të lindjes.

Kjo ditëlindje e ka gjetur kreun e PS në angazhim pune, në një takim me deputetët e qytetit të Tiranës. Takimi ishte vazhdim i atij të një dite më parë me drejtues të Bashkisë së Tiranës dhe deputeten e zgjedhur më 11 maj.

Shumica e deputetëve nuk morën pjesë në mbledhjen e mëparshme për shkak të seancës parlamentare, ndaj Rama kërkoi sot më shumë koordinim dhe bashkëpunim mes bashkisë dhe deputetëve të rinj e të vjetër.

Ata do të ndahen në grupe pune dhe do të zbresin në terren për të identifikuar dhe mbledhur shqetësimet e qytetarëve.

 

ME TE LEXUARAT