“Ofendoi shqiptarët e RMV” - Opozita kërkon raportim urgjent të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha

Politikë

“Ofendoi shqiptarët e RMV” - Opozita kërkon raportim

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë kërkuar paraqitjen urgjente të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, për të dhënë shpjegime mbi dy çështje që ata i konsiderojnë incidente të rënda diplomatike.

Sipas deputetëve demokratë, në një rast pretendohet se ministri Hoxha ka udhëzuar që ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, të mos ketë komunikim apo takime me zyrtarë të tjerë shqiptarë.

Po ashtu, ata përmendin edhe një mesazh të publikuar në media, të cilin e lidhin me ministrin dhe që sipas tyre përmban fyerje ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e tij, ministri Ferit Hoxha ka mohuar më herët këto pretendime, duke i cilësuar si të pavërteta dhe “tymnaja politike”, ndërsa ka theksuar se Shqipëria është e fokusuar në procesin e integrimit europian dhe bashkëpunimin rajonal.

Çështja ka sjellë debat politik, ndërsa opozita kërkon transparencë dhe sqarim zyrtar në Komisionin e Jashtëm.

ME TE LEXUARAT