"Popull dele, brez i kafeneve" Rinia i është përgjigjur shpërfilljes ndër dekada me akte të thella qytetarie

Protesta përfundon teksa qytetarët shpalosën flamurin masiv kuq e zi, çka dëshmon dashurinë për simbolin kombëtar, ndërsa qëndrimet e tyre i kanë shprehur me pankarta kreative, kritike, përmes pastrimit të bulevardit pas çdo proteste, respektit ndaj njëri tjetrit dhe efektivëve të policisë.

Ndërkaq disa momente para nisjes së protestës, të rinjtë u kanë shpërndarë lule policëve tek kryeministria, pasi këtë të enjte është edhe një gjest solidariteti për policin e vrarë. Efektivët nuk e refuzuan dhuratën e protestuesve duke u përgjigjur me një buzëqeshje e më pas janë rikthyer në detyrë. Siç shihet edhe në pamje, lulen e mbajnë në duar pas shpine teksa vijojnë detyrën e tyre.
Rinia shqiptare ka dhënë edhe një përgjigje të "akuzave" dhe shpërfilljes ndaj tyre gjatë dekadave të fundit ku janë karakterizuar si popull dele, brez i fjetur apo edhe i nënshtruar.