“Braçe denoncon skandalin e plehrave në qendër të Tiranës: Mungesë kontrolli dhe përgjegjësie, duhet zgjidhje urgjente.

Politikë

“Braçe denoncon skandalin e plehrave në qendër të

Deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shpallur edhe kandidaturën për kryebashkiak të kryeqytetit, ka denoncuar sot skandalin e mbeturinave në Tiranë dhe madje mu në zemër të saj.

Teksa ka bërë një video që e postoi në rrjetet sociale ditën e sotme (14 prill), ligjvënësi socialist e shoqëron edhe me një shënim dhe mesazh, duke konstatuar hapur jo vetmë mungesën e kulturës qytetare, por edhe të papërgjegjshmërisë së strukturave shtetërore të linjës për kontrollin e territorit dhe masat.

“Pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, pas Piazza-s, pupupupu….! Nuk shkon më kjo punë, duhet të ketë zgjidhje. Nuk do ndodhë më. Është përgjegjësi e mosqenies në territor e autoritetit shtetëror, Policisë, Bashkisë, për ta parandaluar dhe ndëshkuar e pastruar. Plehrat nuk janë produkt i një kulture mizerabël që ke, por edhe problem nga mungesa e kontrollit dhe përgjegjshmërisë ndaj territorit”, shkruan Braçe mes të tjerash në postimin e tij.

Postimi i Erion Braçes:

“TIRANA/9-ta. Në territor, si deputet i gjithë Tiranës, në lagje, në mes të Tiranës, pas Piazza-s dhe pas Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Pupupupu…

Inertet urbane janë një tmerr;

Pas PIAZZA-s banorët më thanë se kanë mbi dy muaj aty dhe vijojnë e hedhin. Pas SHKENCAVE, muri tjetër është një QENDËR SOCIALE.

Ndërkohë banorët më bënë me dije shqetësimin se shumë të huaj që banojne në lagje shohin këtë pamje e keqvlerësojnë Tiranën.

Shikoni;

PLEHRAT JANË PRODUKT I NJË KULTURE MIZERABËL QË KE! POR EDHE PROBLEM QË VJEN NGA MUNGESA E KONTROLLIT DHE PËRGJEGJSHMËRISË NDAJ TERRITORIT;

TROÇ MOSQENIA NË TERRITOR E AUTORITETIT SHTETËROR, BASHKISË, POLICISË ETJ., PËR TË PARANDALUAR, NDËSHKUAR E PASTRUAR!

NUK DO NDODHE MË!! KAQ!”.

 

ME TE LEXUARAT