Media gjermane analizë për Jet Bank: E para në Ballkanin Perëndimor, në kuadër të BE

Trending
Media gjermane analizë për Jet Bank: E para në Ballkanin

 

Prestigjiozja Deutsche Welle i ka kushtuar një analizë Jet Bank, duke e theksuar si bankën e parë plotësisht digjitale në Shqipëri dhe në rajon. Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sektorit financiar.

E themeluar dhe drejtuar nga Fatbardha Rino, Jet Bank operon pa degë fizike dhe ofron shërbime tërësisht online, të ndërtuara mbi nevojat e reja të klientëve. Deutsche Welle e cilëson këtë model si një ndryshim të qartë nga bankingu tradicional drejt një eksperience më të thjeshtë dhe të orientuar nga përdoruesi.

“Në përgjithësi prirem të jem e qasjes se nuk ka rëndësi nëse unë jam një grua apo një burrë në krye të Jet Bank, por përvoja e ndërtuar ndër vite dhe me skuadrat më të mira.” – theksoi Rino.

E pyetur pse ky zhvillim kaq I rëndësishëm në këtë moment, Fatbardha Rino Shprhet:

“Tashmë ne shohim një momentum shumë të mirë për sistemin bankar, jo vetëm për zhvillimin teknologjik, por për vetë rritjen e kërkesës që shqiptarët kanë ndaj shërbimeve që marrin nga bankat.”

Me këtë model, Jet Bank po pozicionohet si një aktor kyç në transformimin financiar në Shqipëri, në një moment kur vendi po avancon drejt standardeve europiane dhe integrimit në BE.

 

ME TE LEXUARAT