Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, poston FOTOT me barkun e rrumbullakosur

Blogerja e njohur, Afrona Dika, ka ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së saj. Ajo ka zbuluar se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Afrona ka postuar disa fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku ka konfirmuar shtatzëninë e saj. Gjithashtu ajo ka shprehur emocionet për kapitullin e ri që po nis në jetën e saj.
“Kjo ditëlindje ndihet edhe më e veçantë. Jam shumë mirënjohëse për mrekullinë e vogël që po rritet brenda meje”, ka shkruar Afrona bashkëngjitur me fotot që janë pëlqyer menjëherë dhe ndjekësit nuk i kanë kursyer urimet e tyre.
Megjithatë, krahas lajmit për shtatzëninë, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut. Afrona nuk ka bërë të ditur identitetin e partnerit të saj, duke zgjedhur ta mbajë jetën sentimentale larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Kjo ka bërë që fansat të jenë kuriozë për personin, derisa blogerja deri më tani nuk ka dhënë detaje.
Pavarësisht misterit që e rrethon jetën e saj private, Afrona duket se po e shijon këtë periudhë të re me shumë emocion dhe mirënjohje.



