Blero sërish i dashuruar, surprizon partneren e tij të re me një sërë dhuratash
Këngëtari Blero po e jeton fazën e re të dashurisë me intensitet të plotë. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi se është në një lidhje të re, ai ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë që flet vetë për intensitetin e ndjenjave.
Në një postim në Instagram Story, Blero ka treguar një mal dhuratash kushtuar të dashurës së tij – parfume, lule, arushë lodër, kartolina romantike dhe një kornizë me foto intime të çiftit. “Thank you so much for coming into my life.
Ti je dhurata ime love,” shkruan ai, duke mos lënë vend për dyshime se është më i lumtur se kurrë.
Partnerja e re vijon të mbetet e panjohur për publikun, por kurioziteti rreth saj po rritet dita-ditës. Gjithsesi, një gjë është e qartë: dashuria i ka kthyer buzëqeshjen Bleros. Dhe ai, nuk e kursen as ndjenjën, as surprizat.