Cila është arsyeja? Aktori i njohur përplaset me Shtëpinë e Bardhë pas përdorimit të…

Showbiz

Cila është arsyeja? Aktori i njohur përplaset me

Aktori i njohur amerikan, Ben Stiller, ka reaguar ashpër ndaj Shtëpisë së Bardhë pasi një llogari zyrtare në rrjetet sociale publikoi një video që përfshinte një skenë nga filmi i tij Tropic Thunder. Videoja e publikuar nga administrata e presidentit Tramp përmbante një montazh me skena nga filma dhe seriale të njohura si Top Gun, Superman, Transformers, Breaking Bad dhe Iron Man, të ndërthurura me pamje të operacioneve ushtarake amerikane.

Postimi ishte shoqëruar me mbishkrimin drejtësi në mënyrën amerikane. Pas publikimit, Stiller reagoi në rrjetin social X duke kërkuar që skena nga filmi i tij të hiqej menjëherë nga videoja. Ai deklaroi se nuk kishte dhënë kurrë leje për përdorimin e materialit dhe se nuk kishte asnjë interes të ishte pjesë e asaj që e quajti një makinë propagande.

Aktori theksoi se lufta nuk është film dhe se përdorimi i skenave kinematografike për të shoqëruar operacione reale ushtarake është i papranueshëm. Stiller nuk është i vetmi artist që ka reaguar ndaj përdorimit të materialeve artistike nga administrata amerikane në rrjetet sociale.

Edhe këngëtarja Kesha reagoi së fundmi pasi një video e Shtëpisë së Bardhë përdori këngën e saj Blow në një klip ku shfaqej një avion luftarak që lëshonte një raketë drejt një anijeje dhe shpërthimi pasues.

Artistja deklaroi se nuk miraton përdorimin e muzikës së saj për të nxitur dhunë ose për të promovuar luftën, duke e cilësuar përpjekjen për ta paraqitur luftën si diçka të lehtë apo argëtuese si diçka çnjerëzore.

Ndërkohë, zyrtari i komunikimit në Shtëpinë e Bardhë reagoi duke thënë se reagimet e artistëve vetëm sa i japin më shumë vëmendje dhe shikime videove të publikuara./Shqip

ME TE LEXUARAT