Dasma sekrete e Ronaldos dhe Georginës: Vetëm 4 dëshmitarë, mungoi nëna e yllit portugez…

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez, u martuan në rezidencën e tyre prej 30 milionë paundësh (rreth 34.5 milionë euro), me vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e tyre.
Çifti i famshëm i kanë dhënë fund një dekade lidhjeje, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni tepër private në rezidencën luksoze të futbollistit në Quinta da Marina, pranë Lisbonës.
Çifti u martua më 11 gusht, ndërsa sipas dokumenteve të publikuara nga mediat portugeze, në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë dhe pesë fëmijët e tyre, shkruan The Sun.
Mes dëshmitarëve ishin motra e Georginës, Ivana, miku i vjetër i Ronaldos, Miguel Paixao, si dhe një çift spanjoll.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është mungesa e familjes së ngushtë të Ronaldos. Nëna e tij, Dolores Aveiro, si dhe motrat Katia e Elma dhe vëllai Hugo, nuk ishin të pranishëm në ceremoninë intime.
Megjithatë, Dolores e ka mbështetur publikisht martesën e të birit, duke reaguar me një zemër në postimin e tij. Ronaldo dhe Georgina, të cilët janë bashkë prej rreth dhjetë vitesh, kanë vendosur gjithashtu të ruajnë mbiemrat e tyre pas martesës.
Një ditë para ceremonisë, ata kishin nënshkruar edhe marrëveshjen paramartesore për ndarjen e pasurive.


