Diferencë prej 40-vitesh! Cher tregon sekretin e lidhjes me partnerin 39-vjeçar

Showbiz

Diferencë prej 40-vitesh! Cher tregon sekretin e lidhjes me partnerin

Cher duket se nuk është aspak dakord me shprehjen “sa të rrosh, do të mësosh.”

Në një intervistë të fundit, 79-vjeçarja u pyet sesi e sheh moshën dhe s’e kurseu fare sinqeritetin.


“E urrej. Jam 10 vite më e madhe se ti zemër”, i tha ajo Gayle Kings, e cila është 70 vjeçe.

Kings u përpoq t’i përshkruante disa anë të mira të moshës. “Mendoj që jemi më të mençura. Kemi më shumë përvojë”, por Cher tha me të shpejtë: “Unë jam budallaqe. Nuk jam më e zgjuar.”

Një moment tjetër ku këngëtarja u ndal gjatë bisedës, ishte lidhja e saj me producentin Alexander Edwards dhe diferencën e tyre në moshë prej 40 vitesh.

“Askush nuk e di se ç’ndodh mes nesh, por ne argëtohemi shumë. Ai më thotë, për ty kalojnë vitet, por shpirti yt është më i ri.”

Sipas Cher, sekreti i lidhjes së tyre është që “qeshin gjithë kohën”, ndërsa shtoi se vitet mes tyre nuk e lëkundin aspak 39-vjeçarin: “Mendoj se është i bukur. Është vërtet i talentuar. Është një nga njerëzit më të talentuar që kam njohur.”

Ajo ka luajtur rol edhe në jetën e djalit të partnerit të saj. Ai ka një djalë 5-vjeçar, Slash, me ish-in, Amber Rose. Cher e ka marrë me vete në tapetin e kuq dhe thotë se është “shumë i lezetshëm” dhe “shoku i ngushtë”.

Sa i përket hapit të ardhshëm për çiftin, Cher është treguar e hapur për t’u martuar përsëri. Më parë ajo ka qenë e martuar me Sonny Bono dhe Greg Allman.

ME TE LEXUARAT