Ministri i Financave Malaj zbulon 4 shtyllat kryesore të projekt-buxhetit 2026

Politikë

Ministri i Financave Malaj zbulon 4 shtyllat kryesore të projekt-buxhetit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, po prezanton këtë të mërkurë, më 5 nëntor, projekt-buxhetin e vitit 2026.

“Sot kam nderin të prezantoj para jush projektbuxhetin për vitin 2026, të cilin do të kemi mundësinë ta diskutojmë së bashku përsëri, në mbledhje të tjera në komision dhe në Parlament. Projektbuxheti i vitit 2026 është si rezultat i një pune të gjatë, ku janë marrë parasysh të gjitha angazhimet e qeverisë.
Nën drejtimin e Ministrisë së Financave, është punuar me profesionalizëm, bazuar në analiza të thelluara makro- dhe mikroekonomike. Projektbuxheti 2026 që paraqet, reflekton qartë prioritetet e qeverisë për financimin e planit të rritjes, zhvillimin gjithëpërfshirës të ekonomisë, dhe mbi të gjitha për qytetarët tanë që janë kryefjala e këtij dokumenti. Nuk është thjesht një dokument financiar. Është kontrata e qeverisë me qytetarët, që do të mbajë nën kontroll financat publike dhe do të garantojë rritjen e mëtejshme të standardit të jetesës së qytetarëve shqiptarë.”, tha Malaj.


4 shtyllat kryesore të këtij buxheti:

Ministri Malaj tha se janë katër shtylla kryesore të këtij projektbuxheti:

Rritja ekonomike,

konsolidimi fiskal,

mirëqenia ekonomike dhe integrimi në BE.

Reforma e pensioneve

“Por reforma e pensioneve është pika kryesore.”, shtoi Malaj. Ai vazhdoi: “Në vitin 2026 do të fillojmë të vëmë në jetë atë që kjo qeveri ka premtuar. Nga 1 janari i vitit 2026, përtej indeksimit vjetor, do të zbatohet edhe rritja mujore e pensioneve, me qëllim që pensioni të shkojë në 40 mijë lekë.”

Më tej, ministri shtoi se pensioni urban i pjesshëm do të shkojë mesatarisht, 22 mijë lekë. Pensioni rural do të shkojë 18 mijë lekë. Pensioni familjar do të shkojë në 18 mijë lekë. Ndërsa, pensioni i invaliditetit do të shkojë të shkojë 30 mijë lekë.

ME TE LEXUARAT