Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos pas daljes së Vanesës nga ferma. Sjelljet e tyre të afërta kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e Ferma Club.
Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.
“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.
Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.
“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.
Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.
“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.