Dua Lipa dhe Callum Turner bëjnë paraqitjen e parë në tapetin e kuq si çift i martuar (FOTO)

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë bërë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq si bashkëshortë, gjatë premierës së filmit më të ri të Turner, One Night Only, që u mbajt të hënën në New York.
Dua Lipa, 30 vjeçe, u shfaq me një fustan të zi.
Veshja elegante kishte një dekolte të theksuar me detaj shalli dhe një fund me teksturë të veçantë, ndërsa pamjen e kompletoi me vathë shumëngjyrësh dhe një byzylyk ari.
Çifti pozoi i buzëqeshur për fotografët në tapetin e kuq të teatrit SVA në New York.

Turner luan përkrah Monica Barbaro në komedinë romantike One Night Only, me regji të Will Gluck.
Filmi tregon historinë e një nate të vetme në vit kur marrëdhëniet seksuale para martesës janë të ligjshme dhe pritet të dalë në kinema më 7 gusht.
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni elegante në Siçili, në vilën historike Villa Valguarnera pranë Palermos, më 6 qershor, pasi kishin zyrtarizuar martesën civile në Marylebone Town Hall në Londër.
Dua Lipa dhe Callum Turner u përfolën për herë të parë si çift në fillim të vitit 2024, ndërsa lidhjen e bënë publike në Instagram në korrik të po atij viti.


