E papritur! Madonna zbulon partnerin e saj më të mirë seksual (EMRI)

Ikona e muzikës pop, Madonna ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, teksa ka treguar se John F. Kennedy Jr. ishte partneri më i mirë intim në jetën e saj por me kushtin që të përmendte vetëm ish-partnerë që nuk jetojnë më, bën të ditur Page Six.
Këngëtarja e njohur po promovon albumin e saj të ri Confessions II dhe, në vend të një interviste klasike, ajo ka realizuar një video me dramaturgun Jeremy O. Harris, Bob The Drag Queen, balerinën Ivy Mugler, stilistin Raul Lopez dhe Marcello Gutierrez të revistës ID.
Gjatë bisedës, Raul Lopez e pyeti Madonnën se kush kishte qenë partneri i saj më i mirë në shtrat. Artistja fillimisht tha se do të përmendte vetëm persona, të cilët nuk janë në jetë dhe më pas pëshpëriti emrin e John F. Kennedy Jr., duke shkaktuar reagime të forta dhe të habitura nga të pranishmit.
Madonna dhe Kennedy Jr. kanë pasur një lidhje shumë të shkurtër në fund të viteve ’80. Sipas librit “JFK Jr.: An Intimate Oral Biography” nga RoseMarie Terenzio dhe Liz McNeil, ata u njohën në një periudhë kur Kennedy ishte në lidhje me aktoren Christina Haag, ndërsa Madonna ishte e martuar me Sean Penn.

Kujtojmë se John F. Kennedy Jr. ishte avokat, gazetar dhe botues amerikan, si dhe djali i presidentit të SHBA-së John F. Kennedy. Ai u bë një figurë shumë e njohur publike në vitet ’90 dhe u konsiderua si një nga personazhet më të ndjekur të jetës sociale në SHBA.
Në libër thuhet se marrëdhënia mes tyre ishte kryesisht fizike dhe nuk pritej të kthehej në diçka serioze. Po ashtu përmendet se Madonna ishte shumë e kujdesshme për çështjet që lidhen me parandalimin e HIV-it, por kjo nuk i pengoi ata të kalonin kohë intime së bashku.
Sipas të njëjtit burim, Kennedy Jr. kishte vlerësuar edhe pamjen fizike të këngëtares, duke thënë se ajo kishte një nga trupat më të bukur që kishte parë ndonjëherë.
Në deklaratën e saj, Madonna përmendi indirekt edhe ish-partnerë të tjerë të njohur që nuk jetojnë më, mes tyre Jean-Michel Basquiat, Luke Perry dhe Tupac Shakur.
Madonna është një nga figurat më të mëdha të muzikës pop në botë dhe shpesh quhet “Mbretëresha e Pop-it”. Ajo u bë e famshme në vitet ’80 dhe ka ndërtuar një karrierë që ka thyer rekorde, duke u shndërruar në një ikonë të muzikës, modës dhe kulturës globale. E njohur për stilin e saj provokues dhe aftësinë për t’u rishpikur vazhdimisht, Madonna ka mbetur për dekada në majë të muzikës botërore.


