“Familja ime i ka dhënë bukë”/ Rogerti për Selinën: Kam shumë gjëra që s’dua t’i përmend, turp

Pas debatit të mbrëmshëm mes tyre, Rogerti ka vijuar diskutimet për Selinën brenda shtëpisë së Big Brother.
Teksa diskutonte me Mateon dhe Brikenën, Rogerti u shpreh se familja e tij “i ka dhënë bukë” familjes së Selinës.
“Më ka përmendur familjen. ‘Të jem unë djali yt’, tha, ‘s’dua të kem baba’. I tha dhe Juelës ‘pyete Rogertin për burrërinë’. Ajo që i kam thënë unë për vëllanë ka ndodhur para një muaji. Ajo çfarë s’më ka thënë, më përmend familjen, kur familja ime i ka dhënë bukë familjes së saj.
Rri duke përmendur djalin, kur djali im luan me mbesën e saj; kanë luajtur, se tani s’duan të shihen me sytë e ballit dhe mirë e kanë bërë. Shumë gjëra të tjera që s’dua t’i përmend, se është marre”, tha Rogerti.


